Zeqiri: “Alsat M” në shënjestër të presionit policor

BDI vazhdoi edhe sot kërkimet se kush e vendosi përmendoren e car Dushanit në Shkup, kurse institucionet ku ka përfaqësues të BDI-së, kanë filluar presionet ndaj mediave për mënyrën se si informojnë lidhur me ngjarjet rreth kësaj përmendore. 

KRD ka reaguar me një komunikatë drejtuar mediave, ku veçanërisht kritikohet televizioni “Alsat-M”.  Kryeredaktori i këtij televizioni, Muhamed Zeqiri është shprehur i habitur nga ky reagim i KRD-së. “Kjo kumtesë e konfirmon atë që e thash gjatë një debati se MPB përmes formave të reja po tenton të bëjë presion ndaj Alsat-M, dhe këtë e bën përmes parashtresave që i dërgon ose në SHGM, ose në KRD”, ka deklaruar Zeqiri. 

Ai ka shtuar se është i habitur për shkak se KRD vëmendje të veçantë i kushton televizionit “Alsat-M”, gjegjësisht informimit të këtij televizioni.

Këshilli i radiodifuzionit përmes një komunikatë ka rikujtuar mediat se gjatë informimit për temat dhe ngjarjet sociale janë të detyruar t’i respektojnë standardet profesionale gazetareske, të cilat janë të përmendura në nenin 68-të të Ligjit për veprimtari radiodifuzive. 

“Si të gjithë qytetarët e tjerë, ashtu edhe gazetarët dhe redaktorët ushtrojnë të drejtat dhe liritë e garantuara kushtetuese, duke përfshirë edhe të drejtën e mendimit publik. 

Megjithatë, si profesionist medial ata nuk kanë të drejtë të harrojnë se në prodhimet gazetareske komentet janë të lira dhe ky fakti është i padiskutueshëm, ashtu si dhe përsëritja e gjuhës së urrejtjes mund jetë pjesë kritike urrejtjes. Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur informohet në lidhje me temat që prekin marrëdhëniet ndëretnike, si që është gjendja me informimin për ngjarjet që lidhen me vendosjen e skulpturës së Car Dushanit në Shkup, me çka mund të paraqiten edhe deklarata me elemente të diskriminimit apo edhe gjuhen e urrejtjes, për atë duhet të sigurohet kontekst plotësues ose të tregohen”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme

Back to top button