Galatasaray ia mëson futbollin Juventusit (Foto & Video)

Skuadra turke, Galatasaray është kualifikuar në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, pasi e ka mposhtur Juventusin, 1:0, në ndeshjen e vazhduar, sot, prej minutës së 32-të.

Djelmoshat e udhëhequr nga tekniku italian Roberto Mancini ushtruan presion gjatë 59 minutave që u luajtën mesditën e sotme dhe pavarësisht terrenit të vështirë arritën të gjenin golin në minutën e 85 me anë të Wesley Sneijder.

Po në këto minuta filluan të çmenden tifozët në “Turk Telekom Arena”. http://

Me këtë fitore minimale Galatasaray kualifikohet nga pozita e dytë e grupit B me 7 pikë, ndërsa Juventusi me një pikë më pak mund t’i bëj gati plaçkat e të kthehet në Itali.sport.albeu.com/champions-league/pashallaret-selam-zonjes-se-vjeter-video/134722/

Grupi B mbyllet me këtë rënditje: Real Madrid 16, Galatasaray 7, Juventus 6, Copenaghen 4 http://sport.albeu.com/champions-league/pashallaret-selam-zonjes-se-vjeter-video/134722/. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button