Slloveni, diplomati në gjendje të alkoolizuar turpëron Maqedoninë

L.J i punësuar në Ambasadën e Maqedonisë në Slloveni në muajin shtator është ndaluar nga policia e Sllovenisë për shkak se ka shkelur rregullat e komunikacionit duke vozitur në gjendje të alkoolizuar.

Policia pas kontrollit ka konstatuar se personi L.J, shtetas i Maqedonisë ka vozitur më shumë se ajo që është e lejuar me ligj në vend të banuar dhe përqindja e alkoolit në gjak ka qenë më e lartë se ajo e lejuara në ligjet sllovene, njofton Maktel.

L.J ka qenë me veturën zyrtare të ambasadës “Ford Mondeo” me targa diplomatike.

Organet shtetërore sllovene i janë drejtuar Ministrisë së Maqedonisë me një shkresë me të gjitha të dhënat e diplomatit të Maqedonisë dhe ku përshkruhet edhe rasti në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button