Aleanca për Shqiptarët ua uron Pavarësinë e Kosovës

“Kosova e pavarur dhe sovrane, ëndrra e gjeneratave të tëra që dhanë gjithçka nga vetja, sot është realitet. Dita e 17 Shkurtit 2008 është ngadhënjim i betejave shekullore, sakrificës së madhe për të rivendosur historinë, ngadhënjyer sistemin demokratik dhe çmuar përpjekjen humane”, shkruhet në urimin e Aleancë për Shqiptarët.

Ata shtojnë se pavarësimit të Kosovës, i parapriu lufta çlirimtare, që bashkë me masën intelektuale të kombit krijuan arkitekturën e një shteti ku garantohet liria dhe barabarësia për të gjithë qytetarët.

“Gjithë kjo e kaluar historike e përpjekjes titanike për të rivënë paqen e munguar, shpirtbardhësia e dëshmorëve dhe mundi intelektual, përbëjnë sot inkurajimin më të madh për të gjitha institucionet shtetërore, që duhet të punojnë pareshtur për ta ngritur Kosovën në piedestalet e sukseseve në të gjitha sferat. Pra të gjithë aktorët politik duhet të tregojnë kujdes ndaj institucioneve shtetërore të cilat u ndërtuan me mund dhe sakrificë”, shtojnë nga Aleanca për Shqiptarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button