Moska, shantazh Beogradit: Po na preni në besë

Rusia është acaruar së tepërmi pas një marrëveshjeje që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar me NATO-n, që lejohet të futet në territorin serb për t’i mbrojtur serbët e veriut të Kosovës. Zyrtarët rusë e kanë konsideruar këtë deklaratë si “prerje në besë” dhe si shkelje të premtimeve të marra, ndërkohë që kjo ka shkaktuar një trazirë politike në Serbi.

Maria Zakharova, përfaqësuese e Ministrisë së Jashtme ruse, tha për agjencinë e lajmeve serbe Beta se Beogradi duhet të ketë kujdes në marrëdhëniet e tij me Aleancën e Atlantikut të Veriut.

Deklaratat e Zakharova-s u bënë pas qëndrimit të Vuçiç-it se, “ne jemi neutralë, por e duam NATO-n si aleate për t’i mbrojtur serbët e Kosovës”.

“Ne duam të theksojmë se në këtë rast kemi të bëjmë me zhvillimin e marrëdhënieve të Serbisë me NATO-n. Ne i mbajmë shënim deklaratat e vazhdueshme të politikanëve të Beogradit se ata do të vazhdojnë të aderojnë në politikën e neutralitetit, që është një vendim i marrë nga parlamenti serb,” u shpreh Zakharova.

Firmosja e marrëveshjes me NATO-n ka shkaktuar tërmet politik në Serbi, pasi partia e ish-presidentit Vojisllav Koshtunica e ka kundërshtuar ashpër këtë ligj, duke mbajtur qëndrim pro lidhjes me Rusinë.

Një grupim forcash politike i kanë bërë thirrje presidentit serb Tomisllav Nikoliç që të mos e dekretojë marrëveshjen me NATO-n.

Dhe Nikoliç është para vizitës në Moskë. Vërtet një udhëkryq, nga ku Beogradi duhet të dalë menjëherë. Pra, nuk ka rrugë të mesme: o me Lindjen, o me Perëndimin, transmeton Tesheshi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button