Rama: Do të vazhdojmë rrugën e reformave për të bërë shtet

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e sotme në qytetin e Kavajës në një aktivitet në kuadër të anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste. Duke risjellë në vëmendje faktin se tashmë prej 2011-ës Kavaja ka nisur të ecë në drejtimin e duhur duke zgjedhur PS me një diferencë prej 1 mijë votash, Rama është shprehur i bindur se në zgjedhjet e 2017 fitorja në këtë bashki do të ketë një diferencë prej 10 mijë votash. Më tej kryeministri theksoi se në Shqipëri mund të bëjë shtet vetëm Partia Socialiste.

“Po ecim çdo ditë përpara në drejtimin e duhur dhe njerëzit nuk janë budallenj që të hanë ato që i shërbehet nga politika e vjetër. Njerëzit shohin e kuptojnë se kush është drejtimi dhe zgjedhja e duhur. Në Kavajë kanë bërë 3 herë rresht zgjedhjen e duhur dhe kanë mundur të shohin transformime, por ajo që do të bëjmë do të jetë edhe më shumë se ç’është bërë. Ka shumë probleme për të zgjidhur e për këtë arsye duhet të vazhdojmë rrugën e reformave për të bërë shtet dhe shtet në këtë vend mund të bëjë vetëm PS-ja. Pikërisht pse kemi ndërmarrë rrugën e reformave që të tjerët nuk guxuan ta mendonin, e jo më ta bënin, sot kemi rezistencë vulgare prej kundërshtarëve të reformave”, tha Rama.

Pasi ka falenderuar kreun e bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi për vullnetin dhe besnikërinë ndaj qytetarëve të bashkisë së re të Kavajës, Rama ka shpallur dy projekte të rëndësishme që qeveria qendrore do të mbështesë në këtë bashki; projekti i kanalit lundrues nga Përroi i Qerretit deri në hyrje të Kavajës, dhe parkun e madh të qytetit.

“Kemi rënë dakord që ne, qeveria të mbështesin me 2 projekte të paimagjinueshme deri disa vjet më parë: projekti i kanalit lundrues nga Përroi i Qerretit deri në hyrje të Kavajës, vepër e rëndësishme për të rritur fuqinë ekonomike dhe potencialin turistik të vendit dhe projektin e parkut të qytetit që do t’i japë hapësirë të re qytetit. Deri para dy vjetësh e gjysmë do të dukej marrëzi që Kavaja të zhvillonte potencialin e saj turistik. Deri para tre vjetësh ishte një xhep fals, sot është një kantier, ka ende shumë punë për të bërë e halle për të zgjidhur. Kemi ndërmarrë një rrugë reformash që të tjerët para nesh as nuk guxuan t’i mendonin jo t’i bënin. Sot kemi përballë një rezistencë vulgare kundërshtarësh të reformave që kanë humbur pushtetin dhe privilegjin. Por shtet në këtë vend mund të bëjë vetëm PS”, tha Rama, transmeton NOA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button