Mourinho premton: Do të rikthehem sërish te Interi

Pavarësisht ndryshimit të presidencës në rradhët e Interit, Jose Mourinho do ta mbajë premtimin që i pati berë Massimo Moratti-t se në të ardhmen tij do të rikthehet përsëri te klubi zikaltër, pasi dashuria e tij për skuadrën nga Milano është aq e madhe sa nuk mund të harrohet lehtë. Në një intervistë për mediat angleze “Special One” deklaroi:

“Do të rikthehem sërish te Interi një ditë, në 2010 ishim një skuadër e madhe dhe dominuese, ishim ndërtuar për të fituar”.

Ndër të tjera, tekniku portugez foli edhe për mënyrën sesi ai u bë një nga trajnerët më të mirë në botë.

“Duhet të kesh nga të gjitha për të qenë një teknik i madh. Në qoftë se je një trajner i madh , por nuk krijon simpati te futbollistët e tu, nuk je në gjëndje të bësh asgjë”.

Mourinho nuk ngeli pa përmendur edhe eksperiencën e mrekullueshme që kaloi në rradhët e Realit të Madridit duke u shfaqur krenar për atë që arriti me “Los Blancos” gjatë tre viteve të tij në “Santiago Bernabeu”.

“Unë jam trajnieri më i mirë i të gjithë historisë së Realit të Madridit, klubit më të madh në botë. Kam arritur të fitojë titullin me 100 pikë dhe 121 gola të shënuar në një sezon dhe jam shpallur kampion i La Liga ndaj Barcelonës më të mirë që është parë ndonjëherë. Unë jam unik. Njerëzit mund ta shikojnë historinë time si të duan, por unë e shoh në një tjetër mënyrë. Kam fituar kampionatin e rekordeve, ky është vendi im në historinë e Realit”.

Në fund tekniku i Chelsea-it e mbylli intervistën e tij duke thënë se tani nuk është aq ambicioz sa disa vite më parë pasi ka fituar gjithcka që mund të fitonte në karrierën e tij, në shumë vende të ndryshme, por përsëri dëshiron të fitojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button