Moti sot në Maqedoni

Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë, kryesisht do të jetë i ngjashëm me atë të ditës së djeshme. Kryesisht gjatë mëngjesit do të mbizotërojë niveli i ulët i mjegullave, ndërkaq gjatë ditës, periudhat e shpeshta të diellit, njofton Portalb.

Temperaturat do të lëvizin nga 7 deri më 11 gradë celsius gjatë paradites, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të lëvizin nga 17 deri më 22 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht gjatë mëngjesit me nivel të ulët të mjegulla, ndërkaq gjatë ditës do të mbizotërojnë periudhat e shpeshta të diellit dhe erërat e lehta jugore. Temperaturat në Shkup do të lëvizin nga 8 deri më 10 gradë celsius gjatë mëngjesit, ndërkaq të njëjtat gjatë ditës do të arrijnë deri më 20 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button