Neymar: Rinovimi? Jam optimist
Një nga temat më të nxehta në shtëpinë e Barcelonës në këto momente kur gjërat për skuadrën e Luis Enriques po shkojnë në mënyrën më të mirë, është rinovimi i kontratës me sulmuesin brazilian Neymar Jr.
Për talentin 24-vjecar interesohen shumë skuadra madje disa klube angleze janë të gatshme të paguajnë edhe klauzolën e largimit të tij nga Barcelona që kap shifrën e 190 milionë Eurove, por klubi katalanas kurrësesi nuk dëshiron ta humbasë lojtarin dhe po punon për të zgjatur marrëveshjen e bashkëpunimit me të.
Për të shuar zërat për një largim të mundshëm të tij nga Barcelona mendoi vetë Neymar i cili në një intervistë në përfundim të ndeshjes ndaj Celtës u shpreh se bisedimet për rinovimin e kontratës janë në rrugën e duhur.
” Jam optimist se së shpejti do të arrimë një marrëveshjeje, ishin këto disa nga fjalët e 24-vjecarit. Pavarsisht interesimit të shumë klubeve Neymar është i lumtur te Barcelona dhe dëshiron të vazhdojë të shkruajë historinë përkrah lojtarëve të tillë si Messi, Suarez e Iniesta.