E njihni presidenten e Kosovës në këtë foto?

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka lindur në Gjakovë më 20 prill 1975. Tri vitet e para të shkollës fillore, i ka kryer në Gjakovë.

Në klasën e katërt të shkollës fillore, ajo kalon në Prishtinë. Kjo foto që shihni, është bërë diku në vitin 1985, në shkollën që dikur quhej “Branislav Nushiq” (tashmë “Gjergj Fishta”), kur ajo ishte në klasën e pestë. Kjo është klasa e kujdestarit Ukë Rrustemaj, arsimtar i Gjeografisë dhe Historisë.

Jahjaga është në rreshtin e parë, ulur, e katërta me radhë (nga e majta, me farmerka dhe xhemperin vija-vija). Në këtë foto, prapa kujdestarit Rrustemaj, me fanellën që mban numrin “21” është edhe Behxhet Bici, editor i shtëpisë së njohur botuese “Elta BS”, transmeton Telegrafi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button