Vazhdon xhirimi i “Fast & Furious 7”

Regjisori James Wan ka konfirmuar se do të përfundojë xhirimi i “Fast & Furious 7” edhe pse njëri prej aktorëve kryesor të këtij filmi Paul Walker ka ndërruar jetën javën e kaluar.

Filmi i zhanrit aksion pritet të vazhdojë xhirimet e pjesës së shtatë, edhe pse kohë më parë ishte raportuar se vdekja e Paul do të stopojë punën. “Është pikëlluese se si Paul më nuk është në mesin tonë.

Por për të nderuar emrin dhe veprën e tij ne kemi vendosur të vazhdojmë xhirimet e filmit”, ka deklaruar regjisori Wan.

Lajme të ngjashme

Back to top button