Barry Manilow shtrohet në spital

Berry Manilow është dërguar me urgjencë në spital “për shkak të komplikimeve pas operacionit oral”.

Këngëtari 72 vjeçar është dërguar në spitalin e Los Angeles menjëherë pasi ka kënduar në koncertin e tij të mërkurën mbrëma.

Në një mesazh të postuar në faqen e internetit të Manilow, menaxhmenti i tij ka thënë se kjo ndodhi për shkak të komplikimeve që erdhën nga operacioni kirurgjik që e kishte të hënën.

Koncertet e tij të afërta të planifikuara, janë shtyrë.

Manilow ishte planifikuar të merrte pjesë edhe në mbrëmjen e çmimeve Grammy të hënën, por ende nuk dihet nëse ai do të jetë në gjendje që t’ia dalë.

Artisti New York-ez, i cili më shumë u bë i njohur në vitet e 70-ta, ka një bazë të fansave anembanë botës. Më shumë është i njohur për hitet Mandy dhe Copacabana.

Manilow ka kaluar nëpër disa faza të vuajtjes nga sëmundja gjatë karrierës së tij – duke iu dashur t’i nënshtrohet trajtimit të rregullt të dhëmbëve, pasi tumori beninje kishte shpërthyer në gojën e tij në vitin 1986.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button