Adnan Januzaj dashurohet në greke?! (Foto)

Mediat angleze kanë rënë në gjurmë se kush është femra që i ka rrëmbyer zemrën kosovarit simpatik, Adnan Januzaj.

Sipas tyre, Januzaj është në lidhje me yllin e muzikës pop, anglezen me prejardhje greke, Tulisa Contostavlos.

Bukuroshja e hiteve të njohura të muzikës thuhet se i ka rrëmbyer zemrën Adnanit, dhe se ditëve të fundit kanë qëndruar në banesën e djaloshit kosovar.

Madje Tulisa thuhet se u ka thënë shoqeve të saj se me Adnanin po kalon shumë mirë dhe se ai është një djalosh që të bën shumë të lumtur.

Tulisa është plot 7 vite më në moshë se Adnani, por se Januzaj edhe pse 18 vjeçar si duket ka arritur që ti dëshmojë “burrërinë” e tij bukuroshes me prejardhje greke.  

Lajme të ngjashme

Back to top button