Regjimi sirian vret fëmijët, pamje tronditëse

Forcat besnike të presidentit sirian Bashar al-Asad kanë vrarë shtatë fëmijë gjatë luftimeve për qytetin e Nabek në veri të kryeqytetit Damask, thane aktivistët.

Luftimet në Nabek u zhvilluan mes ushtrisë së Asadit dhe milicisë aleate të tij, kundër luftëtarëve opozitar që udhëheqin kryengritjen kundër regjimit.

Imazhet e postuara në mediat sociale tregojnë kufomat e gjakosura të pesë fëmijëve, ndërsa gjithsejt raportohet për shtatë të vrarë, transmeton Mesazhi.

Aktivistët fajësuan milicinë shiite për vrasjet, ndërsa luftëtarët e opozitës janë kryesisht myslimanë sunit.

Nabek është qytet 80 km në veri të Damaskut por është me rëndësi strategjike pasi lidh kryeqytetin me qytetin qendror të Homsit.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA nuk përmendi viktima, por tha se ushtria kishte kryer veprime që kishin eliminuar “grupe të armatosura terroriste”.

Më shumë se 120,000 njerëz janë vrarë në konfliktin më shumë se dy vjeçar, dhe përpjekjet e fuqive botërore për t’i dhënë fund dhunës kanë bërë shumë pak përparim.

Lajme të ngjashme

Back to top button