Peticion, kërkohet intervenimi i kryeministrit kundër ndotjes së Shkupit

Një grup qytetarësh kanë ngritur iniciativë për nënshkrimin e një peticioni për ndalimin e ndotjes së qytetit të Shkupit.

Peticionin e hapur ata e kanë dërguar te kryeministri Gruevski dhe kërkojnë që “Shkupi të mos bëhet Velesi i dytë” dhe apelojnë që institucionet përkatëse të ndërmarrin masa, sepse, siç theksojnë, shëndeti nuk ka çmim.

Në letrën dërguar kryeministrit Gruevski, ata potencojnë se për shkak të mos pasjes së shijes nga institucionet i drejtohet atij sepse ndjenjë përgjegjësi qytetare.

Në letrën drejtuar kryeministrit qytetarët shkruanin se gjatë viteve të kaluara ka ndodhur ndotja e madhe e qytetit të Shkupit, veçanërisht në lagjen Aerodrom dhe në Gazi Babë, ku ndotja është tej mase dhe kulmon në orët e mbrëmjes.

Ky grup qytetarësh kërkojnë nga kryeministri që të intervenojë menjëherë, sepse, ndotja në këto dy lagje është shumë e madhe dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme.

“Presim nga ju që të urdhëroni resorët ministrorë që të locojnë  ndotësin dhe të sanksionohet në përputhje me rregullat  pozitive në Maqedoni”, thuhet në letrën drejtuar kryeministrit.

Lajme të ngjashme

Back to top button