Gazetarja e rrëmbyer meksikane gjendet e vdekur në autostradë

Gazetarja e cila u rrëmbye dje në shtetin jugor meksikan Veracruz, u gjet e vdekur.

Zyrtarët e policisë njoftuan se trupi i gazetares Annabelle Flores Salazar është gjetur në autostradë në qytetin fqinj Puebla, dhe u identifikua nga familja e saj.

Carlos Lauria, koordinatori i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në New York, tha se Veracruz është një rajon ku zyrtarët shpesh akuzojnë gazetarët, pa asnjë dëshmi.

“Paralajmërojmë zyrtarët për heshtjen e tyre dhe besojmë se një qasje e tillë ndaj mediave në këtë vend do të sjellë në gjendje edhe më të keqe”, ka thënë Lauria.

Një grup i armatosur i sulmuesve mbrëmjen e së hënës rrëmbyen gazetaren meksikane Anabel Flores Salazar nga shtëpia e saj në provincën jugore Veracruz.

Burime lokale njoftojnë se Salazar ka punuar në kompaninë e Victor Osorio Santacruz në periudhën kur ai u arrestua në vitin 2014 me dyshimin se ishte udhëheqës i degës lokale të kartelit të drogës Zetas.

Një grup i armatosur sulmuesish në gusht të vitit të kaluar vrau gazetarin, ndërsa në lokal pinte kafe me një nga udhëheqësit e klaneve të drogës.

Të paktën 15 gazetarë u vranë dhe tre janë zhdukur që nga viti 2010, kur guvernatori i Veracruzit u bë Javier Duarte. Qeveria e tij është në shënjestër të kritikave për shkak të vrasjes së gazetarëve, duke treguar lidhjen e tyre në ndonjërën nga qarqet kriminale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button