“Këtë vit ISIS mund të kryejë sulme në SHBA dhe BE”

Drejtori amerikan i Shërbimit Informativ Kombëtar, James Clapper, ka deklaruar se DAESH është kërcënimi kryesor dhe brenda këtij viti mund të kryejë sulme në SHBA dhe në BE, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një seancë të mbajtur me temë “Kërcënimet Globale” në Komitetin e Inteligjencës të Senatit amerikan krahas drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar amerikan Clapper morën pjesë edhe drejtorët e tjerë të shërbimeve si CIA, FBI, NSA dhe DIA të cilët u janë përgjigjur pytjeve të senatorëve.

Clapper duke vënë në dukje se DAESH në kuptimin global ka lënë prapa Al-Kaedën tha se “DAESH (ISIS) i cili aktualisht është kërcënimi kryesor, brenda këtij viti mund të kryejë sulme në SHBA dhe BE”.

Ai ndër të tjera tha se DAESH përveç në Siri dhe Irak po bën përpjekje për t’u përhapur edhe në vende si Libia dhe Afgansitani duke vënë në dukje se edhe Al-Kaeda kohëve të fundit ka fituar fuqi në disa zona të caktuara të Afganistanit.

Clapper gjithashtu theksoi se DAESH duke përdorur metodat kryesisht ato dixhitale ka arritur të përfitojë pjesëmarrës të rinj nga çdo anë e botës. Sipas tij, vitin e kaluar nga vendet perëndimore kësaj organizate terroriste i janë bashkuar 6 mijë e 600 militantë, dhe në krahasim me një vit më parë kjo shifër ka qenë rreth 3 mijë e 400.

Ai thotë se SHBA-të në fushën e sigurisë kibernetike kanë strukturë solide por se sulmet kibenetike të ardhura kryesisht nga Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut vazhdojnë të përbëjnë kërcënim. Clapper tërhoqi vëmendjen se në Lindjen e Mesme mund të ketë rrijte tensionesh në mes grupeve sektare sunite dhe atyre shiite (me mbështetje iraniane).

Ndërsa James Comey duke vënë në dukje se DAESH-i e vlerëson Libinë si një nga objektivat më të rëndësishme pas Sirisë dhe Irakut ai u shpreh se militantët e DAESH-it të cilët kanë rritur presionin mbi Linjden e Mesme, kanë nisur të shkojnë në Libi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button