Është vrarë lideri i ISIS-it Abu al-Hassan al-Hashimi al-Qurayshi

Lideri i grupit militant Shteti Islamik (IS), Abu al-Hassan al-Hashimi al-Qurayshi, është vrarë në një betejë, tha zëdhënësi i grupit, duke mos dhënë më shumë detaje, njofton REL.

Al-Qurayshi është lideri i dytë i IS-it që është vrarë gjatë këtij viti, në kohën kur ky grup ekstremist po tenton që të ngrihet sërish, duke tentuar që të aktivizojë celulat e saj për të kryer sulme vdekjeprurëse në Irak dhe Siri.

Pak dihet për al-Qurayshi, i cili mori udhëheqjen e grupit pas vdekjes së paraardhësit të tij, Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi, i cili u vra gjatë një aksioni të Shteteve të Bashkuara të kryer në shkurt në veriperëndim të Sirisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button