Anulimet e fluturimeve drejt Turqisë, miliona dollarë humbje

Ndalimi apo reduktimi i fluturimeve drejt Turqisë, Ukrainës dhe Egjiptit nga Rusia ka bërë që aeroportet e këtij vendi të kenë 77 milionë dollarë më pak të ardhura.

Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare të lajmeve Tass, zëvendëskryetari i Bordit Drejtues të aeroportit “Domodedovo” në Moskë. Denis Nuzhdin ka thënë se ndalimi apo reduktimi i fluturimeve drejt këtyre vendeve i ka sjellë një humbje prej 77 milionë dollarë aeroporteve në vend.

Nuzhdin ka deklaruar gjithashtu se që nga data 24 nëntor 2015 kur mes Turqisë dhe Rusisë doli në pah kriza për shkak se një avion rus shkeli hapësirën ajrore turke fluturimet charter drejt Turqisë janë pezulluar.

Rusia pas rrëzimit të një avioni me 224 pasagjerë në bord si rrjedhojë e shpërthimit të një eksplozivi të vendosur brenda tij në nëntor 2015 kishte anuluar edhe fluturimet drejt Egjiptit. Ndërkohë pas konfliktit ruso-ukrainas Rusia vendosi anulimin e të gjitha fluturimeve drejt Ukrainës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button