Poposki: Maqedonia nuk do të lejojë të shndërrohet në “vend parkim të emigrantëve”

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, pas takimit me homologun e tij çek, Lubomir Zaoralak, i cili ndodhet për vizitë në Maqedoni, deklaroi se Maqedonia do t’i trajtojë refugjatët në mënyrë sa më njerëzore dhe do të përpiqet të sigurojë të gjitha nevojat e tyre, mirëpo nuk do të lejojë që “Maqedonia të transferohet në një vend parkim për emigrantët”, raporton Anadolu Agency (AA).

Poposki theksoi se pret që të gjitha vendet e prekura nga kriza migruese të marrin pjesën e përgjegjësive të tyre, siç tha ai, duke filluar nga Turqia ku ndodhen mbi 2 milionë refugjatë, pastaj edhe kufijtë e jashtëm të Shengetit, si Greqia, si dhe të gjitha vendet tjera që ndodhen në rrugën transitore ballkanike.

“Ne kërkojmë një zgjidhje në të cilën edhe Greqia do të jetë pjesë e saj. Greqia është fqinji ynë dhe nuk kemi interes që Greqia të përballet me ndonjë rrëmujë në të cilën nuk do të mund të zgjidh problemet. Mirëpo, ne nuk do të lejojmë të zbatohen vendime të njëanshme që do të jenë në dëmin tonë. Dëmi juaj do të ishte nëse Greqia do të shndërrohet në parking për emigrantët, por ne në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që Maqedonia të shndërrohet në parking për emigrantët. Para se gjithash kemi interasa ekonomike, turistike dhe të investimeve, të cilat janë të njëjta në të dy vendet dhe nuk kemi investuar aq energji në krijimin e besimit me Greqinë që tani të jemi në një pozitë të konfrontimit”, deklaroi ministri Poposki.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button