Dorëhiqet ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius

Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Laurent Fabius (69) njoftoi braktisjen këtij posti për t’u emëruar në krye të Këshillit Kushtetues, gjykatës më të lartë në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Ai në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme është nga viti 2012. Ende nuk dihet se cili do të jetë pasardhësi i tij, kurse vendimi për këtë pritet në ditët e ardhshme.

Fabius për televizionin “ITEL” tha se “i vjen keq se bota nuk e ka ndjekur” qëndrimin e Francës në Siri.

Parisi ka kërkuar ndërhyrje ushtarake me SHBA-të kundër regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad gjatë verës së vitit të kaluar.

Fabius gjithashtu theksoi “pozitën e vështirë” të Francës gjatë negociatave për programin bërthamor të Iranit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button