Neville: Jam i dëshpëruar për t’i ndryshuar gjërat

Gary Neville është i vendosur që t’i kthejë gjërat pas një starti dëshpërues me Valencian.

Valencia ende nuk ka fituar ndonjë ndeshje në ligë nën urdhrat e Neville, që debutoi kundër Eibar më 13 dhjetor.

Forma e dobët ka bërë që skuadra të jetë në pozitën e 14-të në tabelë, vetëm katër pikë larg zonës së rrezikshme.

Por ish mbrojtësi i Manchester United ka thënë se gjërat do të ndryshojnë.

“Nuk po e mendoj rënien nga liga. Jam i dëshpëruar për t’i ndryshuar gjërat”.

“Kjo është e 30-ta konferencë me media në këtë post dhe gjithmonë po marr të njëjtat pyetje. Fansat nuk duan fjalë, megjithatë. Ndaj duhet të fitojmë ndeshje”.

“Jam i vendosur që t’i ndryshoj gjërat”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button