Çollaku: Vonesa në liberalizim, faj i të gjithëve

Ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, në një intervistë për Radio Europa e Lirë, ka thënë se vonese a liberalizmit të vizave është përgjegjësi e të gjithëve.

Sipas tij Kosova ka plotësuar shumicën e kritereve të mbetura, gjashtë nga tetë – dy të mbeturat janë shtesë – dhe se ato të mbeturat nuk janë pengesë për marrjen e rekomandimit për liberalizim të vizave.

“Adresimi i tyre në tërësi ndërlidhet me implementimin e procesit të liberalizimit të vizave, por, nuk është pengesë për dhënien e rekomandimit zyrtar nga ana e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën sepse janë dy momente në këtë proces”, ka thënë ai.

Çollaku ka thënë se është mirë që në çështjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në komisione, të jetë pjesëmarrëse edhe opozita, në mënyrë që të procesi të adresohet dhe përmirësohet, pra që të mos ketë lëshime.

Ai ka theksuar se vonesa është faj i të gjithëve në një formë.

“Çdo vonesë që ndodh për fajin tonë, për fajin e të gjithë akterëve politik, të jemi të qartë, vonesat aktuale të këtyre 2 çështjeve nuk janë vonesa ekskluzive të Qeverisë së Kosovës, janë vonesa të të gjithë akterëve politik, përgjegjësi dhe llogari duhet të japin të gjithë jo vetëm qeveria si bartëse e këtij procesi. Prandaj, kërkohet mirëkuptim dhe angazhim i të gjitha palëve të përfshira”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button