Mancini paralajmëron Juven: Galatasaray mund të fitojë

Tekniku italian është shprehur se Gallatasarai mund ta mposhti Juven për të kaluar në fazën tjetër të Uefa Champions League.

Të Martën në mbrëmje ekipi i teknikut Antonio Conte nuk do të ketë përballë vetëm 11 futbollistët e Galatasaray por edhe ferrin e 52 mijë shikuesve të ‘Turk Telekom Arena’. Në lidhje me këtë çështje Mancini deklaroi;

“ Kemi një tifozeri të madhe, me të vërtetë të mrekullueshme. Mbështetja e tyre do të na ndihmojë shumë. Duhet të jemi të vetëdijshëm për të luajtur shanset tona. Juventus është një ekip i madh dhe është shumë i vështirë për t’u mundur por ne mund t’ia dalim”.

Skuadra turke ka vetëm një rezultat në dispozicion për të kaluar turnin “Fitoren”. Tekniku Mancini mund të mbështetet te Drogba por edhe te Sneijder dhe portieri Muslera të cilët janë rikuperuar plotësisht nga dëmtimet e pësuara. Në lidhjme me mungesën e Andrea Pirlo-s në rradhët e skuadrës bardhezi ish tekniku i Interit dhe Manchester City-it u shpreh:

“ Pirlo është një futbollist shumë i rëndësishëm dhe këtë e këtë e ka treguar gjatë gjithë këtyre viteve të karrierës së tij. Por ata kanë lojtarë si Vidal, Marchisio dhe Pogba i cili më pëlqen shumë dhe po tregon që ka një potencial të madh”.

Lajme të ngjashme

Back to top button