Fjolla mohon ri-trashjen e buzëve (FOTO)

Një ndër këngëtaret më seksi të skenës sonë, Fjolla Morina, ka pranuar shumë kohë më parë se ka bërë ndërhyrje kirurgjike estetike, madje qysh në vitin 2007.

Kjo edhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasi që buzët dhe gjoksi janë veçori të dukshme tek ajo dhe nuk mund të konstatohet ndryshe.

Megjithatë, ditë më parë, ishin mediat në Tiranë që thanë se ajo kishte bërë një ri-ndërhyrje estetike në buzë, por që këtë gjë vetë Fjolla e mohon kategorikisht.

“E dashura revista Panorama. Në vizitë isha tek e motra në Amerikë, shumë e vërtetë, mirëpo asnjëherë nuk kam bërë një intervenim në buzë ashtu siç e keni cekur në shkrimin tuaj. Andaj ju lus të mos shpifni, e aq më shumë duke e ditur se unë asnjëherë nuk kam mohuar ato ndërhyrje që kam bërë! Faleminderit”, ka shkruar Fjolla në Instagram, transmeton Zëri. 

Lajme të ngjashme

Back to top button