Labi për filmin SHOK: Lotët nuk mu ndalën

Kosova ka shënuar suksesin më të madh në historinë e industrisë së filmit kosovar deri më tani, njofton Klan Kosova.

Filmi “Shok” tashmë është nominuar për çmimin Oscar.

Ky film është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.

E në lidhje me këtë film, ka shkruajtur edhe këngëtari Labinot Tahiri nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij Facebook.

Ai ka treguar se tashmë e ka parë këtë film, duke thënë se  “Shok” i ka dhënë një emocion të madh madje edhe lot në sy.

Labi më tutje e ka uruar regjisorin e filmit si dhe aktorët që luajn në të.

Më poshtë e keni postimin e plotë të këngëtarit:

“Mirmëngjesi të gjithëve!

Që në mengjes, vendosa të shikoj Filmin Shqiptar i nominuar për çmimin Oscar ‘SHOK’

Pas nje kohe të angazhuar nga ana ime, sot i’u drejtova televizionit dhe me shumë kujdes e shikova….!
Lotët nuk mu ndalen……! Vendosa mendjen time mbrenda në Film, në ngjarje të realitetit të cilën shumica nga ne e përjetuam!
U’a tregova femijëve të mi, se pse duhet vendi juaj, pse duhet te jetosh në Kosove e trevat tona, pse duhet mos ta harrojmë kurrë se çfarë hjeken shqiptarët nëpër shekuj e dekada.

A’i, i cili nuk e ka perjetua atë kohë, ju lutem mos e humb rastin e shikoe se çfarë kanë përjetua shokët gjatë luftës…..!çfar tmerri, dhe çfarë ndeshkimi pa bigari hak duke na maltretu e vrarë.!

A’i që harron atë kohë ju garantoj që nuk ka ardhmeri në të ardhmen.!

Ne pra, nuk ishim kurr KOSOVARË, POR ISHIM SHQIPTARË, PËR ATË DESHTEN TË NA Ç’FAROSIN Ç’do Shqiptar.
Pra, ne mbesim për ta SHQIPTARSKU GJUBREEE, Jo Kosovarsku gjubre!

Ju aktorë të rinjë, po të ju them hallall, është pak, por po ju them i lutem Krijuesit që të u’a bej Jetën Dritë, se kah po ju shikoja në film, akoma në kokë më mbeti ngjarja sikurse keni mbetur në LUFTË!

Ju lumt..! i’u lumtë artistëve të cilët thuajse i njohim si të pa zavendsueshem ,,,aktorë të merituar.!

Për ju ne duhet të jemi krenarë.
Bravooooo Regjisorit të filmit.

Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqiperise!

Shikoeeeeeeee njehere në jetën tënde SHOK!”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button