Përplasje mes Spasovskit dhe kryeredaktores së “Kanal 5” (VIDEO)

Pas 4 viteve, sekretari gjeneral i LSDM-së dhe ministri aktual i Ministrisë së Brendshme, Oliver Spasovski, mbrëmë ka qenë i ftuar në “Kanal 5”, nga kryeredaktorja e këtij televizionit, Lidija Bogatinova, për të diskutuar për çështjet aktuale të politikës në vend, transmeton Portalb.

Gjatë bisedës, mund të thuhet dhe debatit, Spasovski u përplas me Bogatinovën për shumë çështje, duke filluar nga afera e letërnjoftimeve, lejeve të vozitjes apo dokumenteve false, deri te reformat në strukturën e MPB-së.

Spasovski nga ana tjetër ka akuzuar Bogdanovën, se televizioni “Kanal 5” është megafon i Qeverisë dhe se ato i kanë thithur plot 4 milionë euro nga paratë e qytetarëve në mënyrë jo-ligjore.

Për më shumë ndiqeni videon e mëposhtme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button