Partitë shqiptare kanë kërkuar riemërimin e RTVM-së në “Radio dhe televizioni i Maqedonisë”

Pala shqiptare në bisedimet për mediumet, ka dorëzuar amendament që duhet të shtohet në propozim- ligjin për mediumet të ndërmjetësit Piter Vanhoute, shkruan Alsat-M.

Sipas tyre, amendamentet kanë të bëjnë me çështjet që prekin shqiptarët gjegjësisht hapësirën mediatike në kanalet televizive dhe të radios në “Radio- televizionin e Maqedonisë”.

Propozimi i partive shqiptare ka hasur në mbështetje nga Vanhoute.

“Ka konventë të UNESKOS për llojllojshmërinë që është punë shumë interesante që duhet zbatuar edhe këtu. Ky dokument shpjegon cili komunitet duhet të ketë parasysh llojllojshmërinë etnike në vend dhe duhet t’i kemi parasysh nevojat e komuniteteve, jo vetëm të shqiptarëve, por edhe të tjerëve. Vlerëson se kanë të dejtë që e hapin këtë çështje dhe duhet të vazhdojnë që të realizohet synimi i tyre” ka deklaruar Vanhoute sipas Alsat-M.

Me ndryshimet e propozuara, partitë shqiptare parashikojnë kanali i parë i RTVM-së të ngel në gjuhën maqedonase ndërsa kanali i dytë 24 orë të emetoj në shqip. Për komunitetet tjera duhet të sigurohet hapësirë në kanalin e tretë parlamentar ose të sigurohet tërësisht kanal i ri televiziv.

Propozimi parasheh edhe ndërrimin e servisit publik nga “Radio- televizioni maqedonas” në “Radio dhe televizioni i Maqedonisë” sepse emërimi i parë favorizon idenë se servisi publik i takon popullatës maqedonase, edhe pse paratë janë të të gjithë qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button