Një lajm pa burime dhe citime nuk është lajm

[Recension: Ministra, drejtorë, deputetë, funksionarë… për të hapur një shtab të BDI-së]

Ngritja e pyetjeve dhe mosdhënia e përgjigjeve nuk është lajm. Aq më shumë kur një gjë e tillë ndërthuret dhe me komente.

Ministra drejtorë deputetë funksionarë… screenshotLinku deri te artikulli origjinal: “Ministra, drejtorë, deputetë, funksionarë… për të hapur një shtab të BDI-së”.

Data dhe koha e publikimit: 04.02.2016

Data e recensionit: 04.02.2016

Recensues: Adrian Kerimi

Gazetarët me të drejtë shqyrtojnë fenomene të ndryshme duke dashur që ato t’ia shpjegojnë publikut. Edhe në rastin e tekstit që po recensojmë do të ishte me interes aspekti i hetimit të prezencës së zyrtarëve në tubime. Nëse ata kanë lënë punën në oraret e tyre zyrtare dhe janë në tubime? Por ky aspekt nuk verifikohet dhe nuk sillet i argumentuar.
Në vend të kësaj teksti ngre vetëm pyetje se mos vallë prezenca e zyrtarëve është zëvendësim për mungesën e qytetarëve?
Edhe ky aspekt ka interes por sërish duhet trajtuar me fakte dhe argumente që përfshin qëndrime zyrtare, hulumtim, anaiza dhe vizitë në terren.

Pothuajse të gjithë ministrat nga kabineti qeverisës, drejtorë dhe funksionarë të BDI-së që nga Likova e deri në Strugë u mblodhën në Tearcë për të hapur shtabin lokal të kësaj partie në këtë komunë, shkruan Fakte. Athua aq keq e ka punën në terren kjo parti, saqë mungesën apsolute të qytetarëve mundohet ta zëvendësojë me funksionarët e saj, të cilët marrin rrogë dhe shfrytëzojnë benifite nga buxheti i të gjithë qytetarëve?

Ngritja e çështjeve dhe pyetjeve pa adresë, nuk sjell “feedback”, që nënkupton se lexuesi nuk informohet. Pyetjet duhet adresuar në vendin e duhur! Një lloj përgjigje e kësaj pyetje do të ishte edhe anketimi i qytetarëve se pse bojkotojnë organizimet e Bashkimit Demokratik për Integrim, atje ku ka ndodhur tubimi.

Nëse gazetari për një çështje thirret në ligj, atëher kjo nënkupton se ai e njeh ligjin. Mirëpo çfarë të bëj lexuesi në këtë rast, i cili nuk e ka idenë se çfarë u mundëson dhe çfarë nuk u mundëson ligji funksionarëve? Për këtë arsye autori duhet t’i sqarojë në formë koncize veprimet e funksionarëve në kundërshtim me ligjin. Akuza të tilla janë shumë gjithëpërfshirëse!

Si mund të gjithë funksionarët, që sipas ligjit janë të obliguar të vepronojnë për të gjithë qytetarët, të plotësojnë mungesën e qztetarëve nëpër tubime fshatërave, dhe për këtë të mos mbajë askush përgjegjësi? Kuptohet, kjo ndodhë vetëm në një vend ku disa persona, nëpërmjet partisë, në emër të qytetarëve, vihen mbi ligjet, keqpërdorin pushtetin dhe buxhetin e shtetit, dhe manipulojnë qytetarët./FAKTE.Net

Keqpërdorimi i pushtetit (pozitës  apo detyrë) pason me ndëshkim. Kjo thënë troç mund të ishte edhe qëllimi i lajmit. Mirëpo, paragjykimet dhe mendimet personale të gazetarit, nuk do të thotë se korrespondojnë me realitetin dhe atë në asnjë mënyrë nuk duhet të jenë pjesë e lajmit.

Një lajm pa burime, citime dhe vetëm pyetje pa përgjigje nuk është gazetari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button