Moti sot në Maqedoni

Moti sot kryesisht në mbarë vendin e Maqedonisht do të jetë me vranësira mesatare gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës pritet që të jetë pak më i kthjellët. Pasditja do të sjellë vranësira të nivelit më të lartë dhe kushte për reshje të shiut në vendet më të ulëta, ndërkaq në vendet malore do të ketë reshje të dëborës., njofton Portalb

Temperaturat do të lëvizin nga -2 deri më 3 gradë celsius gjatë mëngjesit, ndërkaq gjatë ditës nga 12 deri më 15 gradë celsius.

Shkupi do të ketë mot të ngjashëm, kryesisht me vranësira mesatare dhe erëra veriore. Pasdite pritet që të ketë të reshura të shiut, intensiteti i të cilit do të jetë relativisht i ulët. Temperaturat do të lëvizin nga 0 deri më 2 gradë celsius, ndërkaq gjatë ditës të njëjtat nuk do të kalojnë mbi 13 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button