Ndryshohet komunikacioni, më nuk do të mundeni të kaloni me automjet përpara “Rekordit”

Ideja që rruga “Dimitrija Çupovski” të jetë vendkalim për këmbësorët është e vjetër dhjetë vjet, ndërkaq do të realizohet pasi që Qyteti i Shkupit do ta zgjedhorë rrugën “Dame Gruev” në bulevard, njofton Portalb.

Rruga “Dimitria Çupovski” në qendër të Shkupit, e njohur si “Rekord”, do të bëhet shëtitore, ndërkaq nëpër rrugët do të munden të kalojnë vetëm autobusët e transportit publik.

Kjo është e paraparë me ndryshimet e planit detal urbanistik për “Mall ring”, sipas të cilit automjetet nuk do të munden të nga Qendra Tregtare “Paloma Bjanka” deri në udhëkryqin përpara Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Komuna Qendër, këto ndryshime në planin urbanistik i ka futur me kërkesë të Qytetit të Shkupit. Nëse plani do të realizohet dhe me të vërtetë pjesa më e madhe e rrugës do të shndërrohet në shëtitore, Shkupi do të fitojë një vend atraktiv në qendër për këmbësorët. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button