BDI në Strugë, Merko: Partitë e vogla përçajnë votën shqiptare

Në vazhdën e vizitave nëpër shtabet komunale, një delegacion i BDI-së i drejtuar nga Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor Bekim Neziri, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, nënkryetari i partisë dhe koordinatori i zonës zgjedhore numër 5 Izet Mexhiti, ministri i ambientit jetësor Nurhan Izairi, deputetët e zonës Ramiz Merko, Musa Ibrahimi dhe Vjollca M. Nuredini dhe funksionarë tjerë partiak, sot kanë vizituar shtabin komunal në Strugë, vizituan Strugën, njofton Portalb.

Deputeti i zonës Ramiz Merko theksoi se “janë në kontakt të vazhdueshëm me anëtarësinë, me shtabet vendore, me shtabin komunal dhe të gjithë së bashku punojmë që në këto zgjedhje të dalim fitues absolut në Strugë. Merko shtoi se dalja e partive të vogla do të përçajë votën shqiptare në  zonën numër 5-së zgjedhore që shqiptarët mund të kenë më pak deputetë  dhe për këtë arsye Struga duhet ti bashkohet BDI-së dhe liderit Ali Ahmeti”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button