Universiteti i Mitrovicës Veriore, me ligj dhe buxhet të Serbisë

Universiteti i Mitrovicës Veriore është larg legalizimit të veprimtarisë së vet dhe futjes brenda kuadrit ligjor të Kosovës.

Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë, e cila menaxhon edhe sistemin e lartë të arsimit në vend, e pranon se Qeveria ende nuk e ka bërë hapin e parë drejt integrimit të këtij Universiteti në sistemin arsimor të vendit, e që është krijimi i ekipit të ekspertëve, i cili duhet ta përgatisë punën e Komisionit të Pavarur rreth Universitetit të Mitrovicës Veriore, shkruan sot Koha Ditore.

Ky Universitet që zyrtarisht quhet “Universiteti i Prishtinës – Mitrovica e Kosovës”, që nga paslufta ka funksionuar jashtë ligjeve të Kosovës dhe pa financimin e shtetit në territorin e të cilit vepron.

Kosova dhe Serbia kanë biseduar gjatë rreth njohjes reciproke të diplomave midis të dyja vendeve, duke i përfshirë edhe ato të Universitetit të Mitrovicës Veriore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button