Formohet Këshilli Komunal i Lëvizjes Besa në Haraçinë

Mbrëmë Lëvizja BESA e formoi Këshillin Komunal të Komunës së Haraçinës. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm edhe disa nga anëtarët e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, aktivist dhe përkrahës të Lëvizjes BESA.

Këshilli Komunal i Komunës së Haraçinës, është i përbërë nga gjithsej 17 anëtarë, i cili për koordinator ka zgjedhur inxhinierin e informatikës Elham Abazi.

Të pranishmëve iu drejtua edhe kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

“Ne jemi këtu vetëm që ta ngjallim shpresën se, megjithatë, ka shpresë. E dimë se ata e kanë degraduar arsimin, por megjithatë ne shpresojmë se mund të bëhet më mirë. Ne çdo ditë e shohim se si shqiptarët po varfërohen dhe se si shqiptarët e rinj gjithnjë e më shumë na ikin nëpër Evropë. Por, megjithatë, ka shpresë. Unë jam i bindur, jua them sinqerisht, jam shumë i bindur se rruga jonë patjetër do të ngadhënjejë. Ne kemi dy avantazhe që askush në skenën politike nuk i ka. Ne kemi rininë, që tek tash i hyn politikës dhe që nuk lodhet kaq shpejt në këtë rrugë. Dhe, e dyta, ne kemi vullnet dhe energji ta durojmë secilin presion, pa marrë parasysh nga kush vjen, që kjo rrugë të ngadhënjejë”, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button