Koha më e mirë për të mësuar …

Ekziston një kohë ideale për t’i bërë më mirë pothuajse të gjitha gjërat, dhe kjo është arsyeja.
Qoftë nëse jeni një person që i bën gjërat me orar apo jo, trupi juaj ka nevojë që t’i bëni gjërat në këtë mënyrë.

Shkencëtarët ka kohë që e dinë se trupi ynë ka një orë të brendshme, e cila i rregullon ndryshimet fizike, mentale dhe të sjelljes të cilat ne i përjetojmë gjatë 24-orëve.

Ne kemi një orë biologjike e cila e ndihmon trupin tonë të adaptohet me ciklet ditore në Tokë dhe hulumtime të shumta sugjerojnë se pothuajse çdo organ në trupin tonë e ndjekë këtë orë të fshehtë biologjike.

Zemra, veshkat dhe të gjitha organet e tjera kanë orët e tyre të caktuara të cilat na ndihmojnë që të performojmë më së miri.

Trupi ynë ka një kohë të caktuar për të fjetur, por gjithashtu edhe për të ngrënë, për të menduar dhe për të ushtruar. Për më tepër, nëse nuk i bëjmë gjerat sipas këtij orari trupor, mund të kemi probleme shëndetësore të tilla si obezitet, diabet dhe Alzheimer.

Kështu, sipas kësaj ore biologjike, shkencëtarët thonë:

Zgjohuni sapo të lind dielli, ushtroni pas mëngjesit, mësoni para drekës, hani dhe pini vetëm gjatë orëve kur jeni aktivë. Dhe për të fjetur, njëjtë sikur kur zgjoheni sapo të lind dielli, flini pak orë pasi të perëndojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button