Posta e Maqedonisë pritet të rikonstruohet së shpejti

Posta kryesore e Maqedonisë do të rikonstruohet. Për këtë qëllim është firmosur edhe marrëveshje, ndërsa udhëheqësia e postës ka arritur edhe marrveshje për adaptim të pjesërishëm të hapsirave të postës.

Kompania ‘Don House’ nga Tetova do të realizojë punimet.

‘Për këtë qëllim janë siguruar 11.775.660 denarë apo 190.000 euro. Organizimi i ri i hapsirës do të realizohet në afat prej 12 muajsh, kështu është parashikuar me marrveshjen e arritur. Nevoja për adaptim të hapsirës është paraqitur pas zjarrit që u shkaktua në objektin Posta 1 në mes të janarit të këtij viti, kur edhe tërësisht u shkatërua salla e sporteleve dhe një pjesë e zyrave’ thonë nga Posta e Maqedonisë.

Përfaqësimi i shqiptarëve në Postat e Maqedonisë, akoma nuk ka arritur 25 përqindëshin, thotë drejtori gjeneral i Postave të Maqedonisë, Rafiz Haliti, më herët për Portalb.

‘Nuk është arritur përqindja e duhur e shqiptarëve. Përqindja e shqiptarëve në Postat e Maqedonisë është diku 20 %, kështu që ngel që në të ardhmen edhe përfaqësimi i gjithë bashkësive etnike, kuptohet i shqiptarëve duhet të jetë mbi 25 për qind’ tha Haliti.

Lajme të ngjashme

Back to top button