UEJL-ja nesër përuron objektin e ri në Shkup

Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), nesër me fillim në orën 10:00 bën hapjen solemne të objektit të ri në Shkup.

Objekti i ri gjendet tek ‘Ura’ në hyrje të Çarshisë së Vjetër në Shkup.

Bëhet fjalë për një investim prej afër 600 000 eurosh.

UEJL është i vetëm ndër universitetet evropiane që ofron mësimdhënie shumëgjuhësore në një mjedis shumëkulturor. 

Vlen të përmendet, UEJL-në Lista e Shangait për vleresimin e Universiteteve e rangoi si Universiteti i dytë më i miri në Maqedoni, menjëherë pas ‘Shën Kirilit dhe Metodit’.

UEJL, gjithashtu me 20 nëntor shënon edhe përvjetorin 12-të./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button