Shpresat shqiptare humbin nga Spanja

Kombëtarja U-21 e Shqipërisë pësoi edhe humbjen e gjashtë në kualifikime, kur u mposht nga Spanja 0:2.

Përfaqësuesja e Shqipërisë në futboll për moshën deri 21 vjeçe (U-21) është mposhtur në Elbasan nga moshatarët e Spanjës, kampion aktual të Evropës të kësaj grupmoshe.

Pas 66 minuta rezistence kuqezinjtë e vegjël kanë pësuar humbje falë dy gabimeve. Munain në këtë minutë ka shënuar nga një gabim i daljes së portierit, Teqja.

Një tjetër moment i ngjashëm në minutën e 87-të, kur Deulofeu shkund për herë të dytë rrjetën e Teqjas.

Në kualifikimet e deritashme për evropianin e U-21, Shqipëria ka shënuar vetëm një fitore dhe ka pësuar 6 humbje duke mbetur në vendin e fundit të grupit 4. Takimin e fundit Shqipëria U-21 e luan në fushën e Austrisë./ sporti1

Lajme të ngjashme

Back to top button