Tërmeti godet Sarajevën, ndjehet deri në Kroaci

Një tërmet i fuqishëm, me magnitudë 4,9 ballë të shkallës Rihter goditi sot zonën përgjatë kufirit mes Kroacisë dhe Bosnje-Hercegovinës.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 108 kilometra nga kryeqyteti boshnjak, Sarajevë dhe në 39 kilometra nga qyteti kroat Split.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dy kilometrash.

Nuk ka ende informacione për viktima apo dëme materiale.

Tërmeti është ndjerë në gjithë Dalmacinë dhe ka shkaktuar panik mes banorëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button