Spasovski: Patrullat e përbashkëta kanë zbuluar 858 emigrantë me dokumente fals

Policët maqedonas dhe kolegët e tyre nga disa shtete evropiane në rajon, të renditur në kufirin jugor deri më tani kanë zbuluar 858 emigrantë që kanë përdorur dokumentet të falsifikuara për hyrje në shtet, njofton Portalb.

Këtë, mes tjerash, e ka përmendur ministri i brendshëm Oliver Spasovski në takimin e djeshëm me ekspertët e policive të Sllovakisë, Çekisë, Polonisë dhe Hungarisë, që janë për vizitë revidimi në MPB në suazat e projektit për përkrahjen e vendit në menaxhimin me krizën e refugjatëve.

Qëllimi kryesor i vizitës, siç njoftojnë nga MPB, është vërtetimi i kornizës juridike për zbatimin e projektit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button