Sugarevski: VMRO-DPMNE bën cirk dhe kaos

Në parlament ndodh kaosi dhe cirku, që shkaktohet nga  VMRO DPMNE, është qëndrimi i deputetit të LSDM , Goran Sugareski i cili mori pjesë në emisionin “10 Minuta” të TV21. Sipas tij, partia në pushtet nuk respekton rregullat e Parlamentit. Ai tha se është e pamundur të mbahen zgjedhjet më 24 prill.

“Për këto dy ditë, ne nuk kemi arritur deri te ligji për themelimin e universitetit të ri “Damjan Gruev”; Jemi duke bërë betejë procedurale për të vërtetuar që askush, pa dallim se a është pjesë e opozitës apo pjesw e qeverisë nuk ka të drejtë që t’ia marrë të drejtën tjetërkujt, respektivisht t’iu  shkurtohet debati deputetëve në mënyrë që ata deputetw që kanë parashtruar amendamente të kenë kohëzgjatje të pakufizuar që t’i mbrojnë ato“, tha Goran Sugarevski, nga LSDM.

Sipas tij, opozita çdo ditë do të përpiqet që t’u shpjegojë qytetarëve se çfarë po ndodh në parlament.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button