“Adnan, Kombëtarja të pret”, këng për Adnan Januzaj (Video)

Ardhmëria e Adnan Januzajt përderisa i përket për cilën kombëtare do të luaj ai, mbetet ende enigmë.

Shumë shqiptarë të njohur në botë bashkë me tifozat kuqezi në çdo mënyrë kreative tentojnë të tërheqin vëmdendjen e Adnani që ai ti thotë “PO” Shqipërisë.

Thirrja e shqiptarëve ndaj Adnan Januzaj për tju bashkuar skuadrës tonë kombëtare këtë herë është bërë me këngë. Është Jimi Band, grupi që i ka kushtuar këngë futbollistit me origjinë kosovare, i cili luan për skuadrën e Manchester United.

Adnan Kombëtarja po të pret, zëri të thërret. Ti e di se guri rëndë peshon në vend t’vet, janë disa nga vargjet që i kushtohen 18 vjeçarit për t’i thënë “Po” Kombëtares kuqezi.

Faqja e suksesshme e Facebook-ut “Adnan Januzaj THUAJ PO SHQIPËRISË”, ka nxitur edhe belgët që të ndërmarrin një të tillë, me qëllim bindjen e Januzajt të luaj për kombëtaren e tyre, “Adnan Januzaj, Say yes to Belgium”.

Të gjithë janë në pritje të përgjigjes së Januzajt, i cili do t’i japë fund dilemës, Shqipëri apo Belgjikë?

Lajme të ngjashme

Back to top button