Sela: Ndërtimet pa leje do të harrohen në Strugë

Kryetari i Komunës së Strugës, Zijadin Sela ka deklaruar se nuk to të përkrahe praktikën, para të ndërtohet dhe pastaj të kërkohet leja për legalizim.

Sipas tij, prioriteti në punën e komunës do të vendoset në bazë të urbanizimit dhe zgjidhjes së problemit me ndërtimet e “egra”.

“Punojmë në rregullimin e kaosit urbanistik dhe ndërtimeve të “egra”, për të vënë rend në urbanizëm. Ndërtimet pa leje do të harrohen në Strugë, respektivisht më parë duhet të merret leja dhe pastaj të ndërtohet. Fatkeqësisht, viteve të kaluara u praktikohet e kundërta, para niste ndërtimi pastaj merrej leja”, tha Ziadin Sela.

Nga gjithsejtë 5.014 kërkesa për verifikimin e statusit juridik për ndërtimet e paligjshme në Strugë, deri më tani janë legalizuar 408 objekte, informojnë autoritetet komunale.
Lëndët që kanë filluar procedurën për legalizim janë 117, ndërsa 710 lëndë ende nuk kanë filluar procedurën, shtatë kërkesa janë tërhequr, ndërsa 23 lëndë presin mendimin e Ministrisë për transport dhe Lidhje. 

Lajme të ngjashme

Back to top button