Trajneri kosovar e rrah trajnerin, dënohet përjetësisht

Agron Berisha nuk mund të kryej më detyrën e trajnerit në basketbollin kosovar.
Trajneri Agron Berisha më nuk do të mund ta kryej detyrën e trajnerit në basketbollin kosovar. Kjo pasi trajneri i Golden Eagle Yllit të mërkurën është dënuar me ndalesë të përjetshme të merret me aktivitete në basketbollin kosovar.

Dënimin ndaj tij e ka shqiptuar Komisari i Garave i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Shkak është bërë sulmi fizik të cilin Berisha e kreu të dielën në derbin që ekipi i tij e ka zhvilluar ndaj Trepçës, e të cilin e ka humbur në tavolinë me rezultat zyrtar, 20:0.

“Në bazë të raportit të vëzhguesit, prezencës së zyrtarëve të FBK-së, Komisari i Garave duke u mbështetur në nenin 55.3. të Propozicioneve të Garave dhe nenit 21 të Rregullores Disiplinore të FBK-Së me vendim: Agron Berisha, trajner i Golden Eagle Ylli nga Suhareka, dënohet me ndalesë të përjetshme në kryerjen e detyrës së trajnerit dhe detyrave tjera ne sportin e basketbollit në kuadër të FBK-së”, thuhet në njoftimin e FBK’së. Express

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button