Guvernatori belg bën thirrje të mos ndihmohen refugjatët

Guvernatori i Flandrisë perëndimore në Belgjikë, Carl Decaluwe, u citua nga media belge të ketë bërë thirrje që të mos ndihmohen refugjatët ose t’u jepet bukë, raporton AA.

Deklaratat e guvernatorit belg erdhën në prag të një operacioni policor të zhvilluar të dielën në provincë, në të cilën 40 refugjatët u kapën në një port. Decaluwe ka thënë se falë operacioneve të tilla nuk ka kampe refugjatësh në Belgjikë sikurse në Francë.

Guvernatori u bëri thirrje belgëve të mos ndihmojnë refugjatët të cilët kërkojnë strehë në vend.

“Në qoftë se ju ndihmoni, atëherë më shumë do të vijnë,” tha ai.

Deklaratat e Decaluwe u pritën me regime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button