“Vizitë në shtëpi”, projekt i ri i MSH-së

“Vizitë në shtëpi” është projekti i ri i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili fillon prej nesër. Projekti përbëhet nga kontrollet shëndetësore parandaluese të më shumë se nëntë mijë personave të moshuar në shtëpitë e tyre, për çka janë angazhuar 340 infermiere për kujdesje, të cilat punojnë në shtëpitë shëndetësore.

Projekti, ashtu siç informoi  sot në konferencën për shtyp ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, do të zhvillohet nëpër të gjithë Maqedoninë, në 652 vendbanime të sistemuara në 84 komuna. Simbolikisht do të fillojë para Javës së kujdesit për personat e moshuar, prej më 18 deri 24 nëntor.

Sqaroi se infermieret çdo ditë, në kohë të caktuar, do të kenë obligim për vizitë te të moshuarit, personat e pafuqishëm, personat me sëmundje kronike, të cilët janë zgjedhur sipas diagnozave të evidentuara në sistemin elektronik nacional “Koha ime”. Theks do t’ju vihet personave me sëmundje kardiovaskulare, sëmundje respiratore kronike, diabetit, dhe sëmundjeve të tjera kronike. Infermieret kujdestare në shtëpitë, ashtu siç tha, do të kryejnë kontrolle të caktuara, matjen e tensionit të gjakut, sheqerit në gjak, hemoglobinës, kolesterolin, ndërsa në raste të caktuara edhe EKG kontroll.

“Në dy muajt e ardhshëm do të vizitohen 9.110 persona, prej të cilëve 5.794 pacientë vuajnë nga lloji i 2 i diabetit melitus, 2.747 pacientë vuajnë nga lloji 1 i diabetit melitus dhe 569 pacientë vuajnë nga astma. Do të vizitohen pacientët më të vjetër se 60 vjet”, tha Todorov.
Çdo ekip kujdestar do të ketë orar të ditës, me emër dhe mbiemër të pacientit, adresën, telefonin për kontakt, diagnozën dhe të dhënat bazë nga historia e tij mjekësore. Për çdo vizitë është parashikuar listë e veçant evidentuese.

Lajme të ngjashme

Back to top button