Fejziu: Vendimin e MASH-it për USHT-në do ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese

Dy muaj pas vendimit për mbylljen e fakultetit të shkencave të zbatuara të USHT-së, senati i këtij universiteti ka diskutuar mbi këtë çështje duke kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Arsimit. Alsat jozyrtarisht merr vesh se vendimi do të dërgohet për vlerësim në gjykatës kushtetuese. Drejtuesit e USHT-së nuk komentojnë kundërshtimin e senatit. Nga ana tjetër, një nismë është paralajmëruar edhe nga kryetari i parë i Senatit të USHT-së, profesor Milaim Fejziu, i cili është duke grumbulluar dokumentacionin e duhur për ngritjen e kësaj procedure, raporton Alsat-M.

“Unë jam duke përcjellë këtë situatë dhe jam duke grumbulluar dokumente që duhet të shqyrtohen. Të shihet vendimi i qeverisë, i Ministrisë, Arsyeshmëria për hapjen e një Universiteti të ri pastaj arsyeshmëria për tërheqjen e këtyre programeve. Prandaj kur ti grumbulloj këta, do konsultohem edhe me koleg tjerë jurist edhe me kostitucionalist dhe do e bëj propozimin për shqyrtim në gjykatën Kushtetuese”, tha Milaim Fejziu, kryetar i parë i Senatit të USHT-së.

Kohë më parë, Abdulla Memeti, një ndër nismëtarët e themelimit të USHT-së kërkoi debat të gjerë mes Ministrit Abdylaqim Ademit, rektorit të USHT-së Vullnet Ametit dhe ish dekanit të fakultetit Juridik, por kjo aspak nuk u përfill nga personat në fjalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button