Xhevat Ademi thotë se është i bindur në fitoren e BDI-së
Deputeti Xhevat Ademi deklaroi se, BDI-ja si në çdo cikël zgjedhor edhe kësaj radhe do të shënoj fitore të madhe.
“BDI në këto zgjedhje hyn me filozofinë e unifikimit, afirmimit dhe avancimit. Edhe kësaj radhe ne mendojmë se në këto zgjedhje do triumfojmë me frymën e ndihmës dhe solidaritetit. Ne kudo që shkojmë mbjellim klimën e vëllazërisë mes shqiptarëve dhe jo të përçarjes, sepse ne vlerësojmë se tash më shumë se kurrë shqiptarët e Maqedonisë kanë nevojë të jenë të bashkuar. BDI garanton se do jetë artikulues dhe realizues i këtyre ideve dhe kësaj filozofie”, tha deputeti Ademi nw hapjen e solemne të Shtabit komunal në Komunën e Vrapçishtit.
Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor Bekim Neziri uroi hapjen e shtabit në këtë komunë duke theksuar se BDI është e përgatitur për zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen më 24 prill.