Djali i Xhevat Ademit, njëri nga të plagosurit në dasmë
Djali i deputetit nga radhët e BDI-së është njëri nga të plagosurit me armë zjarri në një aheng dasme në Reçicë të Vogël. Sipas informatave të para i plagosuri i dytë është poashtu familjarë i deputetit.
Familja Ademi e ka konfirmuar lajmin që djali i tij është njëri nga të plagosurit me armë zjarri, mirëpo ende nuk dihet se cili ka gjuajtur, transmeton Alsat M.
Bëhet fjalë për plumb rikoshet në një aheng dasme – kanë thanë nga familja Ademi duke shtuar që dy të plagosurit janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.
Nga MPB-ja kanë njoftuar se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë dhe është dërguar për shërim në klinikat e Shkupit, derisa i lënduari i dytë është jashtë rrezikut për jetë dhe është mbajtur në spitalin e Tetovës.