Plumbi ende nuk është nxjerrë nga gjoksi i njërit prej të lënduarve, nuk dihet nëse ka gjuajtur Ademi në dasmë
Prokuroria e Tetovës ende nuk ka konstatuar se prej cilës armë është gjuajtur në dasmën në Reçicë të Vogël më 31 korrik të vitit 2019-të, në të cilën janë plagosur djali i deputetit të BDI-së, Xhevat Ademi dhe kushëriri i tij, pasi që plumbi ende nuk është nxjerrë nga gjoksi i njëri prej të lënduarve më rëndë, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.
Nga Prokuroria Publike thonë se Prokuroria e Tetovës e cila e udhëheqë hetimit ende punon në konstatimin se prej cilës armë është gjuajtur atë natë në dasmë, kur janë plagosur dy burra.
Jo-zyrtarisht, SDK mëson nga burimet e hetimit, se njëri prej të lënduarve ende nuk është operuar. Duhet që t’ia nxjerrin plumbin dhe i njëjti të sillet për ekspertizë.
Për ngjarjen e përgjakshme, SDK shkruan se, dëshmitarë për media kanë deklaruar se deputeti Ademi ka gjuajtur me pistoletën e tij dhe i ka lënduar dy personat. Djali i tij është lënduar më lehtë, ndërkaq kushëriri më rëndë. Por, Ademi në Prokurori ka demantuar se ai ka gjuajtur me pistoletë.
Është e paqartë se si policia nuk i ka gjetur gëzhojat e mbetura, nga plumbat e gjuajtur.